Aktualitet

Meta: Kush hesht e s’guxon ta dënojë dhunën është bashkëfajtor!

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pak para se të fillojë protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa ka publikuar një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, Meta thekson se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! ??”, shkruan Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH