Aktualitet

Meta kujton sulmet e 11 shtatorit: Në krah të popullit amerikan

Shkruar nga Liberale
Meta kujton sulmet e 11 shtatorit: Në krah të popullit amerikan

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi ka kujtuar sulmet terroriste në Manhatan, më datë 11 shtator 2001.

Meta shprehet se vendi ynë është në krah të SHBA-së, duke shtuar se Shqipëria e SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!

Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi.?????

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH