Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar ishpresidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 76 vjetorin e lindjes. Meta e konsideron atë prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare.
Meta thotë se vizioni i tij urtësia, largpamësia dhe angazhimi për Kosovën mbetet përherë aktuale.
Reagimi i plotë:
Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale!
I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!