Aktualitet

Meta kujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë

Shkruar nga Liberale
Meta kujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë

Presidenti Ilir Meta përkujton sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë.

Meta ka zgjedhur disa rreshta nga letra që shkrimtari Ismail Kadare i drejtonte Mbretëreshës më 12 mars 2002, duke i cilësuar ato si një trashëgimi e vyer që na la “trëndafili ynë i bardhë”.

Mesazhi i Metës

“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.

Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH