Aktualitet

Meta: Kthimi pas në procesin e integrimit do ishte fatal për ne!

Shkruar nga Liberale
Meta: Kthimi pas në procesin e integrimit do ishte fatal për ne!

Presidenti Ilir Meta thekson se kthimi mbrapa në procesin e integrimit do të ishte fatale për Shqipërinë.

Ai shkruan se jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Evropian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë, do të ketë ndëshkim.

"Kjo do të ishte fatale për ne, dhe unë jam i bindur që nuk ka përse të ndodhë, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë që 20 vite më parë kur u përfshimë në procesin e Stabilizim Asociimit ishim në një korsi me Kroacinë, dhe shumë më përpara Malit të Zi apo Serbisë", shkruan Meta në "Facebook".

Postimi i Metës:

Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.

Kjo do të ishte fatale për ne, dhe unë jam i bindur që nuk ka përse të ndodhë, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë që 20 vite më parë kur u përfshimë në procesin e Stabilizim Asociimit ishim në një korsi me Kroacinë, dhe shumë më përpara Malit të Zi apo Serbisë.

Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve. ???? /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH