Aktualitet

Meta kthen në Kuvend paketën 'antishpifje': Shkel parimet kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Meta kthen në Kuvend paketën 'antishpifje': Shkel parimet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të paketës "Anti-shpifje". Sipas Metës, ky ligj shkel të drejtën e lirisë dhe shprehjes, si dhe është nëkundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

“Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

–  Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shkruan Presidenti./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH