Aktualitet

Meta: Kosova s'do të jetë shtet, pse Rama hodhi në gjyq Haradinajn

Shkruar nga Liberale
Meta: Kosova s'do të jetë shtet, pse Rama hodhi në gjyq

Presidenti i Republikës, Ilir Meta hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama edhe sa i sjelljes me Kosovën dhe hedhjen në gjyq ndaj ish-kryeministrit Haradinaj.

Sipas tij, hedhja në gjyq u bë për arsye që të defaktorizohet Ksova në procesin e negociatave.

"Hasmi është vasali i tjetërkujt. I atij që shet fanellën kuqezi për interesin e dikujt tjetër. Ai e ka shitur lojën në favor të kundërshtarit, vetëm për llogari shqiptare jo. Unë i di. Pas 25 prillit do të shkojë në Parlament dhe do t’i sqarojë të gjitha. Dy gjëra të them; E para si mundet në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë thotë se pas disa vjetësh do të kemi një president të përbashkët. Pala tjetër thotë se këta kanë plane. Nuk është rastësi kjo. Kjo do të thotë që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet sepse një ditë do të aneksohet me Shqipërinë.

Çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë e hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës. Pse e bën? Për të krijuar idenë se këta shqiptarë… E hedh në gjyq sepse merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave. Pse u tërhoq nga gjyqi pas disa muajsh, sepse ai tjetri do t’i provonte ai tjetri se kishte propozuar ndarjen e Kosovës", tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH