Aktualitet

Meta: Konsensusi i pamjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira

               Publikuar në : 21:33 - 05/06/20 liberale

Ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta për arritjen e konsensusit mes palëve politike, për reformën Zgjedhore.

Në një postim të shpërndarë nga zëdhënësi i Metës, thuhet se ky është një lajm i mirë, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira.

Meta falendeneron SHBA dhe Britaninë e Madhe “që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.

Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!

Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë! 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back