Aktualitet

Meta kërkon opinionin e 'Venecias' për Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Meta kërkon opinionin e 'Venecias' për Gjykatën

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Venecias, lidhur me zgjedhjene  anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

Teksa ka bërë një parashtrim mtë situatës, deri në momentin e votimit në Kuvend, Meta ngre një sërë pyetjesh, që sipas tij ërkojnë dhënien e një opinioni, që të qartësojë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit prej organeve. (Letra e plotë)

Reragimi i Presidentit 

Asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias!

Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës.

Presidenti dërgoi informacion të plotë të dokumentuar, dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit.

Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të rradhës së emërimeve?

Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës?

Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Presidenti kërkoi vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës!

Mazhoranca refuzoi bashkëpunimin dhe çoi deri në fund skenarin e saj.

Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies?

Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH