Aktualitet

Meta jep 7 arsye pse nuk e dekreton anti KÇK-në e Ramës

               Publikuar në : 20:02 - 30/03/20 liberale

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim Aktin Normativ të njohur si anti-KÇK, që vendosi në fokus pasurinë e vendosur nga krimi i organizuar. Qeveria  miratoi aktin në datë 31 janar, ndërsa në 5 mars e kaloi në Kuvend. Presidenti Ilir Meta rendit shtatë arsye për kthimin e ligjit, që sipas tij, mbi të gjitha shkel Kushtetutën dhe nuk është nuk përmbush kërkesat e nevojës dhe urgjencës.

Arsyet e paraqitura nga Presidenti

Ligji nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””:

  • Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;
  • Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
  • Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;
  • Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;
  • Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
  • Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  • Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ky ligj shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë nenet 7, 17, 27, 38, 41, 42, 81/2, 83, 101, 116, 136/2, 148/2, 148/dh, 149/ç, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 6 të KEDNJ-së si dhe nenin 1 të protokollit nr.1 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back