Aktualitet

Meta i përgjigjet Ramës: Spiropalist ordiner, dua më shumë Margaritën

Shkruar nga Liberale
Meta i përgjigjet Ramës: Spiropalist ordiner, dua më shumë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas akuzave që kryeminsitri Rama hodhi në Asamblenë e PS, sa i përket dekorimeve të  Margarita Tutulanit dhe disa heronjve të tjerë të Luftës Nacional Çlirimtare.

Në një postim në facebook, Meta shkruan se do më shumë Margaritën sesa Monikë, për faktin se kryetarja e LSI braksti parlamentin kundër vullnetit të tij.

Reagimi i plotë

O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH