Aktualitet

Meta i dhuron Forumit të Parisit për Paqen portretin e Shën Terezës

Shkruar nga Liberale
Meta i dhuron Forumit të Parisit për Paqen portretin e Shën

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota. Presidenti Meta takoi shumë homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1102323,1102322"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH