Aktualitet

Meta: Garantoj shqiptarët se nuk lejoj prekjen e votës më 25 prill

Shkruar nga Liberale
Meta: Garantoj shqiptarët se nuk lejoj prekjen e votës më 25

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të marrin pjesë në atë që e konsideroi si referendum historik të 25 prillit.

Në një mesazh në rrjetet sociale në Ditën Globale të Zgjedhjeve, kreu i shtetit thotë se “vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari”.

Ndër të tjera Meta shkruan, se është i angazhuar të mos lejojë askënd të prek votat e shqiptarëve.

Statusi i plotë

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH