Aktualitet

Meta fton Bashën dhe aleatët në tryezë. Detajet e takimit

Shkruar nga Liberale
Meta fton Bashën dhe aleatët në tryezë. Detajet e takimit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ftuar ditën e enjte për një tryezë të kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë bërë thirrje për protesta.

Burime të Panorama.al konfirmojnë se takimi pritet të realizohet në Pallatin e Brigadave ditën e enjte më 21 maj.

Pjesë e axhendës së takimit, mësohet se do të jenë çështje më akute, si shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike.

Një ditë më parë, kreu i shtetit ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritet të startojë dhe tryezën me faktorin politik, që pas 17 majit, duket se është rikthyer sërish në ngërç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH