Aktualitet

Meta ftoi qytetarët në protestë, vjen reagimi i parë nga PS

Shkruar nga Liberale
Meta ftoi qytetarët në protestë, vjen reagimi i parë nga PS

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit sot se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët para kryeministrisë.

"Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”- shkruan Spiropali. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH