Aktualitet

Meta: Farë e keqe, do ta merrni përgjigjen për "5 qershorin"!

Shkruar nga Liberale
Meta: Farë e keqe, do ta merrni përgjigjen për "5

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot për mediat nga Malësia e Madhe se iu kishte një borxh shqiptarëve, kthimin e sundimit të popullit përmes referendumit.

Ju flisni shpesh për tradhtarët, keni ndonjë emër?

Meta: Do zoti Tao një president të unitetit? Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Më fal, nuk do ta respektojë? Do kemi dekretin, do i kemi të gjitha gjërat e sqaruara sipas të gjitha akteve të OSBE e Këshillit të Europës, nuk duan? Pastaj Presidenti do jetë i gjithë shqiptarëve dhe socialistëve që nuk e pranojnë këtë poshtërim nga një sekt, për kushtetutën e 98, për çështjen e Kosovës, ta dinë mirë që Shqipëria ka patur dhe do të ketë një rilindje: Atë të ‘Petro Nini Luarasit’ që e la amanet gjakun tim mblidheni dhe bëjeni bojë që të shkruajnë gjuhën shqipe.

Kjo farë e keqe që e shpiku këtë farë rilindje do e marrin përgjigjen, le të tmerrohen nga vlerësimi i heronjve. Ata janë në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm, na frymëzojnë ta çojmë përpara Shqipërinë dhe për të shkallmuar këdo që na pengon në rrugën e integrimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH