Aktualitet

Meta: Familjarët e të prekurve me Covid të trajtohen denjësisht

Shkruar nga Liberale
Meta: Familjarët e të prekurve me Covid të trajtohen

Presdienti Ilir Meta ka reaguar pas pamjeve që dolën në televizionet informative, ku familjarët e pacientëve te prekur me Covid-19 prisin për t'u informuar në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se familhjarët dueht të trajtohen me respekt, treksa kërkon reflektim për grumbullimet e tyre.

"Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm", shkruan Meta.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1156058,1156059,1156060"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH