Aktualitet

Meta: Euralius dhe OPDAT punojnë nën urdhrat e Ramës

Shkruar nga Liberale
Meta: Euralius dhe OPDAT punojnë nën urdhrat e Ramës

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në 'Opinion' ku tha se Euralius dhe Opdat punojnë në urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Kush merrte kurajo për të bojkotuar presidentin e Republikës në vendin ku punon? Euralius dhe Opdat punojnë me urdhrat e Edi Ramës”.

Për këtë Meta iu referuar një komunikimi me ish ambasadoren e BE Romana Vlahutin, met ë cilën ishte rënë dakort për një takim për të zgjidhur pa kontestime çështjen e anëtarëve të KED.

“Ta dinë gjithë shqiptarët meqë jemi pa Gjykatë Kushteutuese, ta marrin faturën ata që e kanë lënë Shqipërinë pa GJK e bëjnë sikur u qan zemra. Këtu ke një letër që i drejtohet Romana Vlahutin, e datës 3 nëntor 2017, shefes së Euralius, kjo thotë që presidenti është i shqetësuar që mos na ndodhë prapë me KED ajo që na ndodhi, që ngeli vendi pa KED, hajdeni të flasin, se s’mund ta hedhë shortin për anëtarët e KED Presidenti në një situatë me kontestime. Vlahutin erdhi me shefen e EURALIUS ramë dakort e ditën që do bëhej takimi, një ditë më parë shefja e Euralius i thotë këshilltarit tim nuk mund të vijmë. Pse? Se është porosi politike unë jam person teknik kaq”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH