Aktualitet

Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues, rrezikojmë rritje të...

Shkruar nga Liberale
Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues, rrezikojmë rritje të...

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta tha se do të kthejë çdo ligj që është antikushtetues.

Meta u shpreh se Shqipëria rrezikon rritje të borxhit publik.

Sipas Metës dy problemet janë ekonomia në rënie dhe infromaliteti i ekonomisë.

“Duhet që të mbështesim biznesin e vogël. Dua të tërheq vëmendjen mbi faktin se kemi një borxh të lartë publik dhe borxhi po rritet gjithmonë e më shumë. Huamarrja duhet që të kontrollohet. Po ashtu, duhen mbrojtur më shumë ushqimet dhe mjedisi të mbrohet gjithashtu. Kemi borxhe të mëdha, po ashtu edhe shumë persona punojnë jashtë ligjeve.

Kjo sjell një treg të pasigurt si dhe mund të sjellë rritje të mos-stabilitetit politik e ekonomik të vendit. Dubhet të mbrojmë interesin publik dhe financat e shtetit. Do kthej çdo ligj antikushtetues. Duhen të mos lihen hapësira në ligje që rrisin korrupsionin. Interesi publik duhet vënë mbi të gjitha”, deklaroi Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH