Aktualitet

Meta dhe Sali Berisha lënë "takim" me qytetarët në të njëjtin orar

Shkruar nga Liberale
Meta dhe Sali Berisha lënë "takim" me qytetarët në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë njoftuar takim me qytetarët në të njëjtë orë, në kuadër të aksionit opozitar.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se në orën 19:00 do të zhvillojë një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar mbi problematikat që hasin fëmijët në shkolla.

“Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 19.00 teksa bisedoj me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, politizimin e arsimit dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla”, shkruan Berisha.

Në të njëjtën orë, Ilir Meta do të zhvendoset në Vlorë aty ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të partisë së tij.

“Të dashur miq! I lumtur të rikthehem sot në Vlorën e Lirisë dhe Flamurit Kombëtar!

Në ora 19:00 do të kem kënaqësinë të takoj përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe të japim mesazhe për të gjithë vlonjatët e ndershëm, patriotë dhe liridashës”, shkruan ish-presidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH