Aktualitet

Meta dhe Berisha lajmërojnë koalicionin për zgjedhjet: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë

Shkruar nga Liberale
Meta dhe Berisha lajmërojnë koalicionin për zgjedhjet: Do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka bërë të qartë dhe me plot bindje se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë.

“Koalicion vlerësoj se do ketë. Koalicioni do vlerësojë rregullat e tij. Se çfarë do jetë në këtë koalicion për PD, aksionet e saj, ato do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret dhe i konsiderojmë ato si risi e dytë më e madhe pas pluralizmit në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Për ato që jemi zotuar, qëndrojmë plotësisht”, tha ai.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kjo është çështje me rëndësi, sidomos në kushte të një pushteti vendor ilegjitim.

“Kjo është çështje me rëndësi, në kushte të një pushteti vendor ilegjitim, ku opozita s’ka asnjë këshilltar në Shqipëri, i ftoj opozitarët të forcojnë monitorimin ndaj vendimeve të Këshillave Bashkiake, kudo ka afera lokale sepse s’ka kontroll nga opozita, dhe ne padyshim që do bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare. Përshëndes idenë e primareve që ka futur Berisha, dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Do bashkëpunojmë në mënyrë më transparente, me rëndësi qytetarët të marrin në dorë pushtetin vendore, dhe do bëjmë përpjekje që kjo këtë ndodhë para zgjedhjeve vendore. Përgjegjës është vetëm Edi Rama për këtë situatë”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH