Aktualitet

Meta dekoron ambasadoren e Francës në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Meta dekoron ambasadoren e Francës në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Diplomates franceze, ky vlerësim ju akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.

Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh:

 "Ne i jemi mirënjohës Francës për të gjithë mbështetjen në procesin e integrimit europian, por edhe për kontributin në paqëtimin dhe stabilizimin e rajonit tonë.

 Gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.

 Ajo sigurisht do të kujtohet edhe për promovimin e turizmit dhe traditave tona më të mira. Ne kemi besim të plotë që edhe pas largimit të saj nga Shqipëria ajo do të mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare kudo që ajo do të ndodhet.

 Kristinën e vlerësoj për sinqeritetin dhe drejtësinë e gjykimit dhe vlerësimit, si diplomate që respekton, në rradhë të parë, institucionet e vendit pritës, që ndihmon pa asnjë përpjekje për të diktuar, apo marrë protagonizëm të pa merituar. Përveç profesionalizmit, një vlerë e saj është edhe thjeshtësia, ndaj e vlerësojmë si një mike të dashur dhe të besueshme për të gjithë.

Jam i gëzuar që me jepet rasti, që të shpreh mirënjohjen për Ambasadoren e nderuar dhe miken tonë të veçantë, duke i akorduar: Titullin e lartë për ‘Merita të Veçanta Civile’.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH