Aktualitet

Meta çoi Kodin Zgjedhor në "Venecia",Varhelyi: Kuvendi të presë

Shkruar nga Liberale
Meta çoi Kodin Zgjedhor në "Venecia",Varhelyi: Kuvendi

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i kërkon Kuvendit të presin opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që u kthyen nga Presidenti Ilir Meta.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi. /Gazeta Liberale

https://twitter.com/olivervarhelyi/status/1320703861447749632?s=24

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH