Presidenti Ilir Meta i është bashkuar sot festës së Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar” në Lezhë, në nder të At Gjergj Fishtës.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se At Gjergj Fishta la pas një trashëgimi që shërben si frymëzim edhe sot.
“Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.
Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.
Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj.
Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”??”, shkruan Meta. /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2522707254442199/2522706834442241/?type=3&theater