Aktualitet

Meta: Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë

               Publikuar në : 11:47 - 23/02/20 liberale

Aktori i njohur Neritan Licaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kreu i shtetit teksa falënderon aktorin, thotë se nëse rrëmbehet Gjykatën Kushtetuese do të zhduket Teatri dhe trashëgimia kulturore për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.

Meta thotë se e njeh prej kohën fytyrën hipokrite të kësaj bande, por tani po i zbulojnë edhe shqiptarët.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Faleminderit i dashur Neritan!

Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.

Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët  e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!

Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin.

Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.

Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back