Presidenti Ilir Meta deklaroi në studion e emisionit "Opinion", se nuk e jep dorëheqjen, pasi është betuar mbi Kushtetutën e Shqipërisë si president deri më 24 korrik 2022.
Meta tha më tej se nuk mund ta linte postin e presidentit, për të ardhur në vend të tij dikush që firmoste për punë të mbrapshta.
"Unë të jap dorëheqje? Që të çohen ca firma me emrin e presidentit të Shqipërisë për t’i bërë ca punë të mbrapshta për çështjen kombëtare? Po të iki unë dhe të bëhet Batoni President i Shqipërisë. Unë e dua shumë Batonin, por nuk iki dot... unë unë jam betuar mbi kushtetutë deri në 24 Korrik 2022", deklaroi Meta./Gazeta Liberale