Aktualitet

Meta: Arsyeja e vetme pse bëra koalicion me Ramën në 2013

Shkruar nga Liberale
Meta: Arsyeja e vetme pse bëra koalicion me Ramën në 2013

Presidenti Ilir Meta tha në "Opinion", se përgjatë 8 viteve, Shqipëria ka vendosur vetëm një rekord pozitiv në procesin e integrimit, ndërsa kushtet sipas tij vetëm sa janë shtuar.

Sipas tij, situata në Shqipëri është tejet e rëndë, e bazuar edhe për numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil.

Meta tregoi më tej edhe arsyen për të cilën bëri koalicion me kreun socialist, Edi Rama në vitin 2013.

Unë nuk kam asnjë përgjegjësi sepse kam më shumë se 8 vjet që i kam thënë kryeministrit aktual shkoni në Maqedoni se si i mirëpret investimet e huaja dhe hajde të bëjmë ne në Shqipëri që në një territor si në Spital apo diku tjetër të garantojmë tokën dhe shërbimet që të investojnë për punësimin e të rinjve.

Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual me vetëm një kusht, që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian. Me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian. I vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi ku kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta, e cila u votua me 140 vota dhe ku Edi Rama mungoi”,- tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH