Aktualitet

Meta apel: Të nisë terapia me plazmë për të prekurit me Covid

               Publikuar në : 18:34 - 10/08/20 liberale

Presidenti Ilir Meta kërkon nga autoritetet që të ecet sa më shpejtë me terapinë me plazmë hiperimune.
Kreu i shtetit thotë se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.

Një ditë më parë, mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se po bashkëpunohet me italianët për ta futur këtë terapi edhe në vendin tonë.

Postimi i plotë

Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.
Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.
Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back