Aktualitet

Meta apel të fortë politikës: Të bashkohemi kundër shpopullimit

Shkruar nga Liberale
Meta apel të fortë politikës: Të bashkohemi kundër

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një apel të fortë për frenimin e largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Duke iu referuar një shkrimi të publikuarnë “Monitor”, me titull "Bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika", Meta apelon për bashkim të shpejtë kundër shpopullimit.

Sipas tij, partitë politike duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar shqiptarët e kryesisht të rinjtë për punësim dhe karrierë në vendin e tyre.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!

SHQIPËRIA?? meriton një të ardhme të sigurt!

Të bashkohemi kundër shpopullimit!

Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.

KOHA NUK PRET!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH