Aktualitet

Meta akuza të rënda edhe ndaj Ruçit: Do shkoj vetë në Venecia!

               Publikuar në : 12:22 - 17/02/20 liberale

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta sulmoi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili edhe pse kërkoi një opinion nga Venecia për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, të enjten e kaluar, pranoi kalimin e një ligji, që i heq kompetencat kreut të shtetit.

Presidenti tha se ai do të shkojë vetë në seancën ku Venecia do të japë opinion për emërimet në Kushtetuese, dhe do të paraqesë fakte dhe më të rënda për shkeljet e kryera nga KED dhe Kuvendi.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Mbi procesin e betimit të Gjykatësit Kushtetues

Në rast se presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit, çfarë mekanizmi duhet të përdoret? Cilat mund të ishin zgjidhjet më të mira ndërkombëtare kur organi më I lartë i ngarkuar me ligj, refuzon ta bëjë?

Mirë po çfarë bëri?

Venecia i konfirmoi Kuvendit se do të dërgonte një komision faktmbledhës.

Kuvendi në mënyrë më të pabesë, ndërkohë që Venecia kishte mbërritur në Tiranë, vetëm disa orë para takimit, voton në seancë plenarë në errësirë projektligjin për shtesa e ndryshime mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese atë proces të ligjit që rregullon procesin e betimit të gjykatësve kushtetuese.

Përmbajtja e këtij ligjit dhunon nenin 129 të Kushtetutës dhe të gjitha parimet e balancimit të pushteteve. Votimi është një tjetër atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetutës për kontrollin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nuk do të pranohet kurrë nga presidenti.

Ky nxitim në panik i mazhorancës për të vënë para faktit të kryer Venecian, që e kishte ftuar para dy muajsh, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet KE-së, Venecias në veçanti dhe ambasadorëve që i kërkuan thirrjen e Venecias.

Me këtë veprim mazhoranca ka ftuar një komision të nderuar si venecian dhe nga ana tjetër e ka zhvleftësuar atë mision.

I kërkoj ndjesë Venecia që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimin final të grushtit të shtetit dhe i siguroj se nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit dhe kthimin e Gjykatës Kushtetues në një polici të shtetit PPP.

Do të marrë pjesë në seancën plenare të komisionit të Venecias që të njoh të gjithë me përpjekje edhe më të rënda se këto për përpjekje për të instaluar grusht shteti në këtë vend.

Ne Teatër nuk kemi, por Rilindja është teatri dhe Estrada numër e këtij shteti dhe popullit.

Shikoni çfarë thotë Kuvendi, Ardian Dvoranit më 8 nëntor:

Për votimin që do të bënte të hënën, i kërkon që nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të informohet.

Ja përgjigja që i jep Dvorani pa mbledhur KED dhe që është vetëm një votë në 9:

Në fund fare ky i thotë se ditën e sotme, më 8 nëntor sapo ka marrë lerën dhe deri ën çastin e dërgimit të këtij informacioni në KED nuk ka ardhur asnjë informacion për të ushtruar të drejtën e presidentit për emërimin.

Ndaj, vlerësoj që zonja Arta Vokshi -pa mbledhur këshilll-të konsiderohet si e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Por, në datën 5 nëntor-se jemi në fazën penale të përpjekjes për grusht shteti dhe po ashtu, të goditjes së tij, -kemi letrën që Presidenti i ka dërguar zotit Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi, e protokolluar nga Kuvendi. Lerën për të cilën më datë 8 nëntor ai thotë se nuk di gjë.

Kjo letër i është dërguar Dvoranit dhe ambasadave dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca. Aty thuhet se Presidenti, me këtë vendim paraprak, synon respektimin e normës kushtetuese të radhës në emërimin e Gjykatës Kushtetuese dhe situatës jo të zakonshme të krijuar nga keqmenaxhimi i listave nga KED.

Vazhdon presidenti:

Ky vendim për pezullimin e vendimit administrative të listës deri në realizimin e zgjidhjes nga Kuvendi të anëtarit të dytë ka për qëllim ruajtjen e kushtetutshmërisë së anëtarëve të rinj të kësaj gjykate-dhe ai kemi nënvizuar të gjithë atyre që ia dërguam, edhe ambasadave-dhe nënvizon vullnetin e Presidentit të Republikës. Që e ka këtë vullnet dhe kërkon heqjen e pengesave dhe në fund fare u thotë: dhe presidenti kërkon bashkëpunimin e Kuvendit që të vlerësojë mundësinë për shqyrtim në seancë plenare të zgjedhjes së anëtarit.

Nuk jam marrë shumë me ligjin e KÇK se nuk më bën shumë përshtypje dhe se ja ku është përgjigja e shqiptarëve në sondazh që nuk e besojnë atë.

Duan të çojnë të gjithë kamikazët në Gjykatës Kushtetuese që do të dështojë, sepse ata nuk duan që anëtarët të kalojnë me dinjitet nga Presidenca, por duan t’i fusin nga oxhaku I gjykatës kushtetuese që ta nxijnë edhe atë siç nxinë edhe reformën në drejtësi.

Këta e thirrën Venecian, nuk e thirra unë. Dhe këta një ditë para se Venecia që të vinte këtu për këtë ligj që e thirrën, e bënë fakt të kryer dhe iu lutën që të mos e përfshini ju këtë në opinion, se ne e kaluam.

Ju mendoni se unë kam gjë personale me Dvoranin, por nëse ai është në rregull, unë nuk kam asnjë gjë me Dvoranin. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back