Art & Kulturë

Met Gala/ Gjithçka që duhet të dini për ngjarjen më “cool” të vitit

               Publikuar në : 22:39 - 07/05/19 Liberale

E hëna e parë e majit përkthehet gjithnjë me fashion dhe tapet të kuq në Nju Jork, në Muzeun Metropolitan të Arteve: është koha e MET Gala, mbrëmja ikonike e historisë dhe kulturës së industrisë së modës.

Kjo festë ndiqet nga emrat më të njohur të momentit në botë. Ata vishen me rroba ekstravagante, ndërsa bëjnë një paradë në tapetin e kuq pothuajse më të popullarizuar të vitit, i ngjashëm me atë të Oscarëve.

10 m1 m2 m3 m4 m5 m6 m7 m8 m9 m12 m13 m14 m15 m16 m17 m19
<
>

Ekspozita do të inagurohet në Metropolitan Museum of Art, ku dhe përkon me mbrëmjen e bamirësisë.

Met Gala fillon më 6 maj në orën 19:00 para Metropolitan, në Fifth Avenue, me paradën në tapetin e kuq, koktej në hollin e muzeut, një vizitë ne ekspozitë dhe në fund një darkë, shoqëruar me shfaqje të ndryshme.

Tema e këtij viti është frymëzuar nga eseja e Susan Sontag shkruar në 1964, e cila shpjegon se si koncepti i “Campit”, domethënë përdorimi i shfrenuar i kitchit, interpreton thelbin e teatralitetit, dashurinë për të ekzagjeruaren, ndërsa nga ana tjetër ekstravaganca është ajo që e karakterizon me të vërtetë këtë ngjarje bamirësie.

Ekspozita e këtij viti titullohet ‘Camp”: Note on Fashion’ dhe do të mbahet e hapur deri më 8 shtator. Ajo ka mbledhur mbi 200 vepra arti, si dhe objekte të modës e dizajnit.

Ajo që spikati ishte padyshim Lady Gaga, e cila u zhvesh mbi tapetin e kuq për vetëm 2 minuta. Katy Perry ndriçoi, veshur me një spektakël dritash. 34-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti në ballo veshur me shandan, me një krijim të “Moschino”.

Aleksandër Uang dhe Oscar De la Renta ishin kujdesur për pamjen e Celine Dion, për veshjen e të cilës u janë dashur 3 mijë orë punë. Motrat Kim, Kendall dhe Kylie shkëlqyen mbi tapetin e kuq me veshje të Thierry Mugler, ndërsa mediat I kanë cilësuar si kukulla të gjalla.

Cardi B rrëmbeu vëmendje me fustanin e ngushtë ngjyrë tulle në rrjetë tyl dhe mëndafsh. Veshjet më të mira MET Gala njihet për listën ekskluzive, biletat super të shtrenjta dhe përveshjet ekstravagante, të përzgjedhura sipas temës së mbrëmjes, bazuar mbi ironinë, parodinë, artificën, teatrin dhe sigurisht të ekzagjeruara. 48% e aktorëve dhe këngëtarëve u veshën nga Michael Kors ndërsa pjesa tjetër zgjodhën të vishen me Tom Ford, Versace e Prada./ Gazeta Liberale

 

 

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *