Globi

Mësuesja po përgatiste çaj, dy foshnjat mbyten në pishinën e çerdhes, shpëtohet djali 2-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Mësuesja po përgatiste çaj, dy foshnjat mbyten në

Dramë në Kaliforni. Autoritetet lokale kanë arrestuar pronaret e një çerdheje, pasi dy vajza njëvjeçare, për të cilat ato duhet të kujdeseshin, u mbytën në një pishinë ndërsa ishin të zënë me përgatitjen e çajit.

Nina Fathizadeh, 41-vjeç dhe Shahin Gheblehshenas, 64-vjeç, akuzohen për "rrezikimin e dy të miturve me pasojë vdekjen dhe neglizhencën kriminale", thanë policia dhe prokurorët në njoftimet për shtyp.

Dy gratë, nënë e bijë, ishin pronare të çerdhes së fëmijëve Happy Happy në San Jose. Më 2 tetor, institucioni thirri 911 për ndihmë pasi tre fëmijë përfunduan në pishinën e objektit. Fëmijët u dërguan në spital në gjendje kritike dhe dy prej tyre, konfirmoi policia e San Jose. Djali tjetër dy vjeçar u shpëtua.

Sipas asaj që u konstatua, fëmijët kishin mbetur vetëm në kopsht, pa mbikëqyrjen e ndonjë të rrituri. 41-vjeçarja me sa duket po bënte çaj dhe tërshërë në kuzhinë për mëngjes, ndërsa nëna e saj ishte në një çerdhe tjetër atë ditë, duke i lënë ata pa staf pasi një punëtor tjetër ishte e sëmurë.

Kopshti ndodhet pranë një pishine që ishte e rrethuar nga një gardh pesë metra i lartë, por burri i Ghebleshenas kishte hapur portën për të ujitur bimët dhe kishte harruar ta mbyllte përsëri, thanë zyrtarët.

Kur Fathizadeh u kthye në kopsht ajo vuri re fëmijët që notonin në ujë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH