Sport

Mësoni sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Shkruar nga Liberale
Mësoni sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Partizani dhe Tirana përballen në aktin e parë sezonal, një sfidë që shihet si një provë e madhe për të dy ekipet, prova e parë e vërtetë. Partizani kërkon të rikthehet te fitorja në derbi teksa nuk njeh fitore në 5 përballjet e fundit, ndërsa Tirana kërkon të ruajë pathyeshmërinë e vitit të fundit ku në 4 përballjë siguroi 3 fitore dhe 1 barazim.

Atmosfera në këtë derbi të parë pritet të jetë fantastike teksa raportohet se deri në orën 16:00, tre orë përpara startit janë shitur afro 13 mijë bileta. Organizatorët e sfidës, theksuan se interesimi mbetet i lartë, me numrin e tifozëve që pritet të rritet akoma më shumë në orët në vijim.

Partizani-Tirana luhet në orën 19;00 në stadiumin “Air Albania”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH