Aktualitet

Mesila Doda i del në krah Alibeajt, “jam për një president konsensual që vjen nga politika”

Shkruar nga Liberale
Mesila Doda i del në krah Alibeajt, “jam për një president

Deputetja e opozitës, Mesila Doda, ka reaguar lidhur me debatin për presidentin e ri. Ajo thotë se është dakord me draftin e përgatitur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Konsensusi është i detyrueshëm nga Kushtetuta e jo një opsion për maxhorancën. Përndryshe do kishim vetëm një president si zgjidhje e krizës parlamentare por jo përfaqësues i unitetit të popullit”, shprehet përmes një postimi në Facebook, Mesila Doda.

“Mbetem e mendimit për një president që vjen nga politika dhe është i pranueshëm për të gjitha palët”, thotë Mesila Doda, në reagimin e saj.

Postimi i plotë i Mesila Dodës:

U njoha nga mediat mbi draftin e pergatitur nga z. Alibeaj e besoj qe ne draft ka koncepte qe i bashkendajme.

Se pari, Kushtetuta shprehet qarte qe Presidenti si kreu i shtetit dhe perfaqesuesi i unitetit te popullit duhet te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar dhe eshte e detyrueshme te kerkohet konsensusi ne parlament. Se cilat jane formulat e perzgjedhjes mund te diskutohet po eshte e rendesishme te theksojme se konsensusi eshte i detyrueshem nga Kushtetuta e jo nje opsion per maxhorancen. Perndryshe do kishim vetem nje president si zgjidhje e krizes parlamentare por jo perfaqesues i unitetit te popullit.

Se dyti dhe kjo eshte po ashtu shume e rendesishme, nuk e kuptoj se perse kemi tendencen qe te perjashtojme politiken nga presidenca… nese ka nje post per exellence, ku nevojitet nje person politik eshte ai i presidentit. Askush nuk mund te paragjykoje e te perjashtoje politiken nga Presidenca. Ka midis nesh, nga e majta dhe e djathta, shume personalitete qe e permbushin perfaqesimin me te gjere se forcat e tyre politike. Duhet te respektojme profesionin tone dhe te pranojme qe ka mes nesh personalitete qe meritojne besim dhe respekt, prerogativa te cilat posti i Presidentit i ka te detyrueshme.

Mbetem e mendimit per nje president qe vjen nga politika dhe eshte i pranueshem per te gjitha palet./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH