Aktualitet

“Mesazhi zanor i Ramës për pandeminë”, kreu i AKEP tregon pse e lejoi

               Publikuar në : 12:59 - 09/07/20 liberale

Kreu i AKEP, Tomi Frashëri i pyetur gjatë raportimit vjetor në Kuvend, nga deputetët, ka sqaruar se pse lejoi mesazhin zanor sensibilizues me zërin e kryeministrit Edi Rama gjatë pandemisë.

Frashëri tha se në mungesë koordinimi mes institucioneve, Rama propozoi që ta bënte vetë ai mesazhin zanor.

“Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritetet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmet për të sensibiluar popullinë të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve. Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja.”, u shpreh ai. 

Ai thotë se u pranua që mesazhi të transmetohej tek celularët e qytetarëve vetëm gjatë fundjavës, teksa për çështjen e kontekstit nuk mban përgjegjësi AKEP.

“Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore. Së fundmi, zoti Lita më bën një kujdesë për ligjin. Ky ligj nuk duhet konsideruar i hyrë në fuqi sepse e ka kthyer në Kuvend zoti Meta. Projektligji 91 2019, nuk ka hyrë në fuqi por ama 92 2019 ka hyrë në fuqi është botuar në Fletoren Zytare. Ne jemi të pavarur por edhe ligjzbatues, nëse kërkoni ta rishikoni mund ta bëni.”, tha Frashëri. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back