1

Mesazhi pas ngjyrës së veshjeve të Michell, Hillary e Kamala Harris

               Publikuar në : 20:17 - 20/01/21 liberale

Ish-zonjat e para, Michelle Obama dhe Hillary Clinton morën pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Joe Biden. Ashtu sikurse ndodh zakonisht, veshja e tyre nuk kaloi pa u vënë re.

Michelle Obama u shfaq e veshur krejtësisht me lejla në vishnje. Po ashtu edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Hillay Clinton kishin zgjedhur veshje ku mbiztotëroe mbizotëronin nuanca të ndryshme të lejlasë.

Sigurisht që ngjyrat e zgjedhura nuk ishin rastësore, por çfarë simbolizon lejlaja?

Lejlaja është ngjyra e flamurit të “suffragette”, flamur që përfaqëson lëvizjen e anëtareve të organizatave të famshme të grave në fillim të shekullit të 20-të, të cilat luftuan për të drejtat e votës në zgjedhjet publike.

Po ashtu, mendohet se veshja e tyre përfaqëson bashkimin e Amerikës pasi kombinimi i ngjyrës së kuqe që përfaqëson partinë Republikane dhe ngjyrës blu që përfaqëson Partinë Demokratike, përftohet ngjyra lejla.

<
>
20swearing1 gettyimages-1297440131 gettyimages-1297442160

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back