Aktualitet

Mesazhi i Ramës nga Prishtina: Qentë le të lehin, karvani do të shkojë përpara

Shkruar nga Liberale
Mesazhi i Ramës nga Prishtina: Qentë le të lehin, karvani do

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me homologun Albin Kurti hodhi poshtë lajmet se ekzistojnë disa mosmarrëveshje mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Ai renditi disa nga projektet e përbashkëta me Kosovën dhe tha se, "kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon lehjet mbeten prapa, si në atë shprehjen e bukur popullore, qentë le të lehin karvani do të shkojë përpara".

“Kam një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive, me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve, shpresoj ky të konsiderohet fakt dhe jo për të bërë spekulime të tjera politike, sepse jam tërësisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës. Porti i ri i Durrësit dhe porti i thatë i Prishtinës, një projekt që jo vetëm transformon në mënyrë rrënjësore të gjithë infrastrukturën e zhvillimit tregtar mes vendeve, jo vetëm nxit si asgjë tjetër më parë ekonominë e dy vendeve, por e i vendos dy vendet në një qendër graviteti rajonal dhe kthen Durrësin portë strategjike të Mesdheut. Tjetra që besoj se është shumë e rëndësishme, Abetarja është në provës të avancuar me një komision të përbashkët ekspertësh, është përzgjedhur varianti fitues dhe tani jemi në fazën e zbatimit. Uroj që bashkë me kryeministrin të shpërndajmë Abetaret e para në një kohë sa më të arsyeshme. Kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon lehjet mbeten prapa, si në atë shprehjen e bukur popullore, qentë le të lehin karvani do të shkojë përpara”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet sot në Prishtinë, ku po mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH