Globi

Mesazhi i prerë i Blinken: Kushdo që mendon të sulmojë Izraelin, të mos e bëjë! SHBA do e mbrojë 

Shkruar nga Liberale
Mesazhi i prerë i Blinken: Kushdo që mendon të sulmojë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-ve,  në mbrojtje të Izraelit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Benjamin Netanyahu në tel Aviv.

Zyrtari amerikan tha se SHBA do të qëndrojë në krah të Izraelit dhe askush nuk duhet të shfrytëzojë sulmin e Hamasit për ta sulmuar atë.

"Mijëra izraelitë janë mobilizuar. Njerëzit në Izrael janë treguar gjithmonë rezistencë për të mbrojtur veten e tyre. Mesazhi që kam sjellë është: mund të jenë të fortë për të mbrojtur vendin por për sa kohë ekziston Amerika nuk do të duhet, ne do të jemi në anën tuaj.

Mesazhin e kemi sjellë në Izrael në mënyrë të përditshme, e kam sjellë edhe në sot në diskutime. Ne po mbajmë premtimin tonë për të sjellë municion interceptorë së bashku me materiale të tjera mbrojtëse. Dërgesat ushtarake kanë mbërritur. Do të punojmë me Kongresin që të përmbushen të gjitha kërkesat.

Këtu në Izrael dhe kudo në Botë do të dërgojmë paralajmërimin e qartë të Biden, që mendojnë të përfitojnë nga situata për të sulmuar Izraelin mos e bëni këtë sepse SHBA do ta mbrojë Izraelin. Kemi sjellë në Mesdhe luftëanijen e madhe që është e armatosur”, tha Blinken.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH