Aktualitet

Mesazhi i Metës pas votimit: Sot mbrohet atdheu

               Publikuar në : 09:10 - 25/04/21 liberale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur votën e tij në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

Pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, Meta dha një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të votojnë të lirë dhe të pandikuar.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Cdo qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë ka përjetuar deri dje sot të votojë i lire. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë edhe për kandidatin më të mirë. Unë i ftoj të votojnë për alternativën që ata besojnë dhe tek ajo alternativë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm.

Presidenti ka një axhendë, por punën më të rëndësishme sapo e realizova. Sot votimi nuk është vetëm detyrim qytetar. Sot është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë të qytetëruar evropiane. Pjesëmarrja masive dhe mbarëvajtja e shkëlqyer e këtij procesi do ta binde Evropën.

Përpara drejt kutive të votimit. Votoni për atë që keni në mendje dhe zemër, për kandidatin që lufton korrupsionin dhe që nuk i bindet kukullave të tyre”.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back