Aktualitet

Mesazhi i ekstremistit që u kap në kufi: Grekët nuk luftojnë…

               Publikuar në : 21:02 - 25/10/19 liberale

Ekstremisti grek që u kap në kufi, rreth orës 15:15 të pasdites së sotme, Karathanos kishte shpërndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Pas ndalimit se të nisej drejt Shqipërisë, motivacioni i të cilit ende nuk dihet, Karathanos  kishte shkruar në facebook se shqiptarët dhe në veçanti kryeministri Edi Rama janë duke ndaluar grekët që të kalojnë kufirin.

Sipas tij kjo është qesharake, ndërsa i kujtoi Ramës se grekët nuk luftojnë, dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.

Karathanos ka shkruar një shkrim të shkurtër në rrjetin e tij social facebook, ku ka theksuar: “Shqipëria dhe Rama ndalon qytetarët grekë të kalojnë kufi, me justifikime qesharake dhe uroj të kem një takim të shpejtë me kryeministrin e Greqisë”.

Karathanos edhe zyrtarë të tjerë i kujtojnë Shqipërisë kushtet e integrimit në BE, teksa shton se çdo ditë minoriteti terrorizohet.

Karathanos e ka mbyllur mesazhin e tij me një thënie ku thotë se: “grekët nuk luftojnë, terrorizmi i Ramës nuk do të kalojë”.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back