Globi

Mes rrënojave të tërmetit në Turqi, 5-vjeçarja feston ditëlindjen

Shkruar nga Liberale
Mes rrënojave të tërmetit në Turqi, 5-vjeçarja feston

Turqia ka edhe lajme emocionuese që prekin zemrat, veç frikës, lotëve e shkatërrimi  nga tërmetet.  E tillë është historia e Berfinit të vogël që doli e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në provincën Hatay të Turqisë.

Vajzë 5-vjeçare ka festuar ditëlindjen në kampin ku u vendos familja e saj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin. E rrethuar nga fëmijë, punonjës , vullnetarë, prindërit e saj dhe një pjesë tjetër e qytetarëve të shpëtuar kanë dhuruar buzëqeshje vogëlushes, jeta e së cilës ndryshoi plotësisht.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, 5-vjeçarja e buzëqeshur, fryn qirinjtë e tortës.

“Ishte një ditë shumë e bukur”, është shprehur vogëlushja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH