Globi

Mes konfliktit të armatosur Izrael-Palestinë, Joe Biden mbërrin në Tel Aviv

Shkruar nga Liberale
Mes konfliktit të armatosur Izrael-Palestinë, Joe Biden mbërrin

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Izrael ku është pritur në aeroport nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ku edhe është parë një përqafim i ngrohtë mes tyre.

Më pas Biden është nisur drejt Tel-Aviv me një makinë të blinduar. Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë tregon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për shtetin e Izraelit.

Vizita e presidentit amerikan në Izrael, një ditë pas shpërthimit vdekje prurës në spital në Gaza, ku mbetën të vdekur 500 persona.

Autoritetet izraelite dhe palestineze akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e spitalit.  Më herët zyrtarët e Izraelit mohuan të ishin përgjegjës për sulmin, duke thënë se ishte dështim i raketës së grupit xhihadist islamik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH