Showbiz

Mes Efit dhe Kiarës ja cila është e preferuara e publikut, sondazhi nxjerr finalisten e Big Brother

Shkruar nga Liberale

Sondazhi nxjerr finalisten e Big Brother, mes Efit dhe Kiarës ja cila është e preferuara e publikut

Hyrja në shtëpi e 4 banorëve të eliminuar u realizua me një kusht të rëndësishëm: Vetëm një prej tyre mund të shkojë në finale!

Kiara ka thënë zëshëm se mendon se e meriton ajo finalen. "Unë kam kaluar shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë, kam bërë shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo [Efi] ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale", u shpreh Kiara në një bisedë më Ronaldon.

Dy vajzat i lanë pas keqkuptimet dhe debatet, por konkurrenca mes tyre vazhdon. Në katërshe është edhe Bledi dhe Ronaldo.

Megjithatë, sipas ndjekësve të Anabel, teksa ka zhvilluar një sondazh të gjerë me ndjekësit e saj, finalen e Big Brother e meriton Efi.

Sipas Anabel, mbi 5000 njerëz kanë votuar dhe 48% e tyre zgjodhën masivisht Efin si finaliste potenciale, kurse 20% mendojnë se asnjëri prej tyre s’e meriton finalen.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH