Aktualitet

Merrte para nga studentët, SPAK kërkon 3 vite burg për pedagogun

Shkruar nga Liberale
Merrte para nga studentët, SPAK kërkon 3 vite burg për pedagogun

SPAK kërkon 3 vite burg për padagogun Alket Dino, i dyshuar për korrupsion. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkuar prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi dhe Gabriel Mukollari.

Pedagogu i Faktultetit të Shkencave të Natyrës, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, u merrte para stundentëve në këmbim të një note kaluese.

Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH