Aktualitet

Merrni masa, Tirana pa ujë në fundjavë

Shkruar nga Liberale
Merrni masa, Tirana pa ujë në fundjavë

Qytetarët duhet të marrim masa për familjet e tyre, pasi në fundjavë kryeqyteti do të ketë kufizime në furnizimin me ujë.

Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea shpjegoi për Report Tv, do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktojë ndërprerjen e ujit.

Gjebrea tregon se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH