Aktualitet

Merret vendimi për efektivët e policisë që shoqëruan Lear Kurtin

Shkruar nga Liberale
Merret vendimi për efektivët e policisë që shoqëruan

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia. Por punonjësit e policisë që kanë shoqëruar 32-vjeçarin Lear Kurti, i cili humbi jetën ditën e sotme, janë pezulluar nga puna.

Punonjësit mësohet se janë pezulluar deri në përfundim të hetimeve edhe pse AMP deklaroi se punonjësit e Patrullës së Përgjithshme nuk kanë kryer shkelje.

Laer Kurtit, 32vjeç  ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet. Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH