Aktualitet

Merret vendimi, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, ja çfarë ndodh me 3 deputetët e tjerë

Shkruar nga Liberale
Merret vendimi, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, ja

Komisioni i Etikes ka marrë vendimin për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë për kryetarin e PD-së, Sali Berishen dhe për deputetin Flamur Noka.

Ndërkohë për Palokën dhe Këlliçin është vendosur që të përjashtohen me nga 5 ditë nga seancat plenare.

Ky vendim vjen pas tensioneve dhe debateve në seancën e fundit plenare, ku jashtë Kuvendit u mbajt dhe një protestë e thirrur nga opozita. Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi, ndërsa PS e ka akuzuar atë për fyerje ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe thyerje të rregullores.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH