Kronikë

Merr peng dhe dhunon 17-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Shkruar nga Liberale
Merr peng dhe dhunon 17-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuar i cili ushtroi dhunë dhe i hoqi lirinë një 17-vjeçareje.

23-vjeçari banues në Xhafzotaj të Durrësit ka marrë me forcë në automjetin e tij duke e mbajtur peng për disa orë duke ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, 17-vjeçare.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH