Aktualitet

Merr flakë një makinë në Korçë

Shkruar nga Liberale
Merr flakë një makinë në Korçë

(Foto ilustruese)

Një makinë është djegur në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.

Nuk dihen ende shkaqet, por dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar dhe zjarrin.

Në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh me fëmijën 7- vjeç, por fatmirësisht kanë shpëtuar dhe janë shëndoshë e mirë.

Sakaq, policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH