Aktualitet

Mero Baze: Pse Berisha zhgënjeu dhe berishistët?

Shkruar nga Liberale
Mero Baze: Pse Berisha zhgënjeu dhe berishistët?

Ka një valë zhgënjimi nga shumica e mbështetësve të Sali Berishës në betejën e tij “për një opozitë të fortë” dhe të “pa kapur” siç përpiqej ai të krijonte alibinë në betejën e tij kundër SHBA.

Duke shfrytëzuar plot probleme të lidershipit të Lulzim Bashës, të krijuar nga varësia e tij prej Sali Berishës, ky i fundit ngriti mitin e nevojës së një opozite të fortë, bazuar mbi votën e lirë, dhe njerëzve të lirë.

Në përfundim të procesit, u pa qartë se nuk bëhej fjalë as për “votë të lirë” as për ”njerëz të lirë” por për votë të numëruar nga Sali Berisha dhe për njerëz të Sali Berishës.

Produkti i këtij aksioni që harxhoi energjitë e opozitës për 8 muaj, është një Këshill Kombëtar që ngjan si Këshilli Bashkiak i Tropojës, ku kryetar janë ose familjarët ose kushërinjtë e Sali Berishës. Nuk ka asnjë figurë politike të re, dhe as ndonjë figurë politike të vjetër dinjitoze.

Janë të gjithë ose vjetërsira të harruara të PD që komplekset e inferioritetit i kanë nxjerrë nga skutat dhe kanë pranuar të bëhen figurantë të Berishës, ose rrethi i tij familjar dhe fisnor që ka dhënë kushtrimin se “i ka shpall luftë Fisi Hoti”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH